Cilat ishin gjërat e çuditshme dhe ato të mrekullueshme të 2021-ës? (VIDEO)

03 janar 2022 | 09:01

Njerëzit mund të jenë pafundësisht gjenial dhe ekscentrikë – dhe viti 2021 nuk bëri përjashtim.

Nga lopët e stërvitura për tualet deri tek shtëpitë rrotulluese, 2021-ta ishte një vit tjetër i mbushur me gjëra të çuditshme dhe të mrekullueshme.

Në shtetin rus, një grua kombinoi pjekjen dhe artin e saj për të krijuar një bukë të “zbukuruara” me fytyra.

Serafima Krasnikova, filloi projektin e saj “Breadportrait” si diçka për të kaluar kohën kur vendi ishte nën masat e rrepta të bllokimit si shkak i COVID-19.

Ajo tha se tentoi për të bërë një portret në një bukë, por duke mos menduar se do të dilte diçka e jashtëzakonshme prej saj.

“Unë thjesht “vizatova” një fytyrë mbi brumin e bukës, duke menduar se asgjë nuk do të dilte prej saj, por kur e hoqëm, ajo kishte një “fytyrë buke” të buzëqeshur, një portret buke. Dhe kështu, gjithçka filloi,” tha ajo.

Krasnikova, bukën e saj fillimisht e shpërndau tek miqtë, por tashmë ajo këtë ide e ka kthyer në biznes, ku një bukë kushtonte midis 4 deri në 11 dollarë amerikanë – në varësi të madhësisë.

Ngjarje tjetër interesante që ndodhi në vitin 2021 ishte edhe gjetja e skeletit më të madh ndonjëherë të një triceratopsi.

Skeleti i triceratopsit, i njohur me emrin si “Big John”, vlerësohej të ishte më shumë se 66 milionë vjet i vjetër, ku Iacop Briano, një ekspert i shitjeve fosile tha se “ekzemplari i “Big John” është më i madhi në botë, u mat dhe u vërtetua shkencërisht se ishte më i madhi i gjetur ndonjëherë në botë.

“Ai u zbulua në vitin 2015 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Dakotën e Jugut, nga një kompani e specializuar në kërkimin e fosileve prehistorike”, shtoi më tutje Briano, transmeton Klankosova.tv.

Teksa ankandet prisnin që “Big John” të shitej me një çmim prej 1.2 deri në 1.5 milion euro, ai theu parashikimet duke e kapur shifrën e shitjes prej 6.6 milionë euro nga shtëpia e ankandeve “Drouot” në Paris.

Tashmë, shkenca në vitin 2021 ka arritur në majat më të larta të historisë së njerëzimit, dhe duke u munduar që shkencën ta aprovojnë në praktikë, qyteti danez, Aarhus, në vitin 2021 ka filluar testimin e të ashtuquajturave “kalime 3D”.

Kjo, sipas menaxherit të projektit është bërë që shoferët dhe çiklistët të ngadalësojnë shpejtësinë e tyre në vendkalime për këmbësorë.

“Kalimi 3D”, në thelb kishte iluzione optike të pikturuara në rrugët e qytet, ku në vendkalime për këmbësorë, ato dukeshin sikur dikush është duke kaluar.

“Duket si një iluzion, i cili ngrihet mbi sipërfaqen e rrugës,” tha menaxheri i projektit Rikke Smed Winding nga departamenti i teknologjisë dhe mjedisit të Aarhus Komune.

Me këtë, shpresohej se iluzioni do të nxiste ngadalësimin e trafikut, teksa projekt-piloti është caktuar të zgjasë deri në maj 2024.

Në një vend më të afërt se Danimarka, Bosnja, një burrë vitin 2021 e bëri të veçantë pasi shtëpinë e tij e ndërtoi në atë mënyrë që të mund të rrotullohej mbi themelet e saj.

Vojin Kusiq, ndërtuesi i shtëpisë ripërdori motorë elektrikë dhe rrota të një automjeti të vjetër transporti ushtarak për të rrotulluar shtëpinë e re.

“Kur po ndërtoja shtëpinë tonë normale, bashkë me bashkëshorten folëm për të dhe ajo tha se donte që dhoma jonë e gjumit të kishte pamje ka dielli në mënyrë që rrezet e diellit ta zgjonin dhe unë e pranova këtë. Por kjo do të thoshte që dhoma jonë e ndenjes duhej të shkonte në anën e kundërt dhe pas disa kohësh ajo u ankua sepse ishte e kthyer nga rruga dhe tha se nuk mund të shihte njerëz që hynin në oborrin tonë dhe sugjeroi që të zhvendoset dhoma e ndenjes në mënyrë që ajo të ketë pamje nga rruga”, tha Kusiq, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai ka treguar se çka i është dashur të ndërroj në shtëpi, në mënyrë që të arrij deri tek ky plan.

“Më është dashur të shemb murin mes dy dhomave tona të gjumit për t’i kthyer ato në një dhomë ndenjeje dhe gjithashtu më është dashur që t’i lëvizë të gjitha instalimet elektrike, ishte një detyrë shumë e vështirë, më mori shumë, por bëra atë që ajo donte”, është shprehur Kusiq, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, përderisa industria e udhëtimeve në Hon Kong ishte ndalur për shkak të virusit COVID-19, një agjent udhëtimesh doli me një përvojë të re, relaksuese që përdori mirë autobusët e tij në një udhëtim pesë-orësh në një “Snooze Bus”.

Udhëtimi me një autobus të rregullt dykatësh rreth territorit kishte për qëllim t’i tërheqë njerëzit që i zë gjumi lehtësisht nga udhëtimet e gjata.
Ai u frymëzua nga tendenca e udhëtarëve të lodhur për të rënë në gjumë në transportin publik.

“Zakonisht më zë gjumi kur jam në një udhëtim me autobus në distanca të gjata. Kontrollova përpara se të nisëm që kjo rrugë është 76 kilometra. Kështu që kjo është një mundësi shumë e mirë për mua që të fle pak”, tha pasagjeri Marco Yung.

Biletat kushtojnë midis 13 dhe 51 dollarë në varësi të ulëses.

Pasagjerët mund të zgjedhin të udhëtojnë në “ulëse gjumi me zero decibel” në kuvertën e sipërme për 38 dollarë ose ndenjëset e rreshtit të parë për të shijuar pamjen më të mirë për 51 dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave,…