Cilat janë planet e Elon Musk për Twitter?
Elon Musk në fakt nuk ka publikuar ndonjë mesazh në Twitter rreth blerjes së aksioneve të reja në Twitter, gjë që duket disi ironike.
Ndoshta sepse 9.2 për qind që ai zotëron tani përshkruhet si një aksion pasiv, megjithëse ata që e njohin miliarderin nuk presin që ai të qëndrojë i tillë për një kohë të gjatë.
Ai shtoi se “si një besimtar i pasionuar dhe kritik intensiv” i shërbimit, ai është “pikërisht ajo që ne kemi nevojë”.
Më vonë Musk u përgjigj duke thënë se mezi priste të bënte ndryshime në gjigantin e rrjetit social.
9.2 për qind e aksioneve të Muskut në kompaninë e mediave sociale mund të tingëllojë e vogël, por Dan Ives, nga firma analitike Wedbush, e përshkruan atë si “symadh” – që barazohet me 73.5 milionë aksione në rrjetin social.
Aksionet në platformë u rritën pas lajmit se themeluesi i Teslas ishte bërë aksioneri më i madh në kompani – gjë që do të thotë se aksionet tashmë janë rritur në vlerë dhe tani vlen më shumë se tre miliardë dollarë.
Aksionet e Musk janë katër herë më të mëdha se ajo e themeluesit të Twitterit, Jack Dorsey, i cili u largua nga posti i shefit ekzekutiv në muajin nëntor të vitit të kaluar.
“Ne do ta prisnim këtë aksion pasiv si fillimin e bisedave më të gjera me bordin/menaxhmentin e Twitter që përfundimisht mund të çojë në një aksion aktiv dhe një rol potencial pronësor më agresiv të Twitterit”, tha ai.
Musk ka një marrëdhënie dashurie-urrejtjeje me Twitterin. Ai është një shfrytëzues i shpeshtë i Twitterit, me më shumë se 80 milionë ndjekës – dhe nuk është i panjohur për polemika në ndërveprimet e tij në faqen e mediave sociale.
Platforma duket se i përshtatet personalitetit impulsiv – vitin e kaluar ai pyeti ndjekësit nëse duhet të shesë 10 për qind të aksioneve në firmën e veturave elektrike Tesla, të cilës përdoruesit e Twitterit i thanë ‘po’. Kjo bëri që Musk të shiste rreth 3.5 miliardë euro aksione të firmës në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Muaj më parë ai kishte ofruar të nënshkruante një çek për pesë miliardë euro nëse Programi Botëror i Ushqimit (WFP) mund të shpjegonte se si do të përdorej për të zgjidhur urinë në mbarë globin – pas një pohimi të bërë nga kreu i programit të OKB-së.
Por mesazhi në Twitter e ka futur edhe atë në telashe. Një mesazh i vitit 2018 në lidhje me aksionet e Teslas çoi në një hetim nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, i cili përfundoi me një marrëveshje që kërkonte që avokatët e firmës të miratonin paraprakisht disa cicërima. Është e paqartë nëse kjo ndodh në të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Koha e marrëveshjes ka ngritur gjithashtu pikëpyetje dhe mund ta vendosë sërish Musk në mosmarrëveshje me rregullatorët financiarë.
Investimi i tij në Twitter u dorëzua më 14 mars, por nuk u njoftua deri këtë javë. Ligji për letrat me vlerë në SHBA kërkon zbulimin brenda 10 ditëve nga blerja e 5 për qind të një kompanie.
Fjala e lirë
Musk përdor Twitterin jo vetëm si një barometër për mënyrën sesi ai drejton kompanitë e tij, por edhe gjithnjë e më shumë për të matur “temperaturën e kombit”.
Muajin e kaluar, pasi ai kishte depozituar investimin e tij në SEC – por përpara se aksionet të bëheshin publike – ai pyeti përdoruesit nëse besonin se liria e fjalës ishte thelbësore për një demokraci funksionale dhe nëse Twitter i përmbahet këtij parimi.
Asistent profesorja e Universitetit Cornell, Alexandra Cirone, mendon se kjo është dëshmi se ai mund të përdorë aksionet e reja “për të tentuar të ndikojë në praktikat e Twitter” dhe për “një lojë më aktive në ekosistemin e mediave sociale”.
Howard Fischer, partner në firmën ligjore Moses & Singer, i tha reuters se, duke qenë se ai kishte blerë tashmë aksione në Twitter, këto pyetje mund të shiheshin si një formë e manipulimit të tregut. “Unë dyshoj se SEC do të shqyrtojë gjatë dhe vështirë nëse mund të ngrejë akuza për manipulim, së bashku me dështimin për të paraqitur”, tha ai.
Agrawal po vëzhgon qartë çdo lëvizje të tij. Në përgjigje të sondazhit të tij të butonit të redaktimit, i cili aktualisht ka 2.6 milionë përgjigje, ai u bëri thirrje votuesve që ta bëjnë këtë “me kujdes”.
“Pasojat e këtij sondazhi do të jenë të rëndësishme”, tha ai, duke i bërë jehonë pikërisht të njëjtave fjalë që Musk përdori pasi nisi sondazhin për fjalën e lirë në Twitter.
Jack Dorsey e kishte refuzuar gjithmonë idenë dhe kritikët theksojnë se kjo mund t’i lejojë njerëzit të ndryshojnë rrënjësisht kuptimin e tweet-eve pasi ato të jenë shpërndarë.
Do të ishte një ndryshim i madh që Twitter të përfshijë një buton redaktimi dhe Musk është qartësisht i prirur të jetë pjesë e asaj bisede.
Muajin e kaluar dukej sikurse Musk e kishte ndërmend të ndërtonte një platformë të re të mediave sociale si një rival i Twitterit – por tashmë ka ulur apetitet pas lëvizjes së fundit.
Por gjashtë javë pas fillimit të saj, ekziston një listë pritjeje prej 1.5 milion që nuk janë në gjendje ta përdorin atë – me platformën e cilësuar si një fatkeqësi nga Joshua Tucker, drejtor i Qendrës së NYU për mediat sociale dhe politikën.
Sipas reuters, dy drejtues kryesorë dhanë dorëheqje pas nisjes me probleme.
Për ata që kanë aksione në shumë biznese të tjera të Musk – Space X, Tesla, Neuralink, The Boring Company – pa dyshim do të ketë një psherëtimë lehtësimi që ai nuk ndoqi të njëjtën rrugë si Trump.
Por do të ketë gjithashtu shqetësime se ai ka edhe një projekt tjetër për ta larguar atë nga biznesi serioz i drejtimit të firmave të themeluara.
Eksperti i mediave sociale, Casey Newton, thekson se nuk është hera e parë që një firmë e madhe e teknologjisë i kushton vëmendje Twitterit.
Shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, dikur bleu një pjesë prej katër për qind të kompanisë “dhe në thelb nuk bëri asgjë me të”, shkruan ai.
Dhe duket se me shumë gjasa do të jetë nga kjo llogari në Twitter që Musk do t’i bëjë të ditur botës se çfarë synon të bëjë më pas.