Cilësia e derivateve në treg nuk është në nivelin e duhur

22 dhjetor 2020 | 21:35

Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm. Përkundër përpjekjeve për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës, kontrolli dhe monitorimi i këtyre produkteve është përcjellë me mangësi të shumta, dhe kjo ka ndikuar që të mos sigurohet cilësia e derivateve të naftës në import dhe në tregun e brendshëm.

Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit i publikuar në tetor të vitit 2019.

Tutje në raport thuhet se cilësia e derivateve të naftës në tregun e brendshëm nuk është siguruar në nivelin e duhur kjo për faktin siç thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lejuar qarkullimin e derivateve te naftës në tregun e brendshëm mbi bazën e testimit të një numri të vogël të parametrave, mungesës së monitorimit adekuat të procesit të akreditimit, si dhe shkeljet e kërkesave të autorizimit nga Laboratorët dhe funksionimi pa autorizim i Trupave Inspektuese.

Cilësia e dobët e derivateve të naftës po ju kushton dyfishë qytetarëve. Real Rama nga Prishtina thotë se brenda një viti u detyrua që ta riparojë makinën e tijë për shkakë të cilësisë së naftës.

Kryeinspektori i Tregut në Ministrinë e Tregtisë, Lulzim Syla ka thënë se kanë pritur që të ketë më shumë ankesa duke ju bërë apel qytetarëve që të raportojnë lidhur me këtë dukuri. Kontrolli cilësisë së derivateve të naftës në import më herët ka qenë nën mininistrinë e Tregtisë, respektivisht trupave inspektuese, derisa më vonë kjo kompetencë i ishte dhënë doganës.

Me udhëzimin e fundit adminsitritiv të MTI-së, kjo kompetencë i është kthyer sërish kësaj ministrie i cili pritet të zbatohet nga janari i vitit 2021.

RTK në vazhdimësi ka raportuar lidhur më cilësin e derivateve të Naftës. Gazetari i RTK-së Faton Slihu në vitin 2014 ishte shpërblyer për humtimin me të mirë nga EBU- Rrjeti i Transmetuesve Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla…