Cilësia e ujit në liqenin e Badocit është përmirësuar, por ende duhet të ulen vlerat e manganit

16 nëntor 2023 | 12:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit të destinuar për pije në liqenin akumulues të Badocit.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

IKSHPK-ja ka apeluar qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, uji në rajonet që furnizohen nga liqenjt akumulues Batllava dhe Ujmani mund të pëdorën për pije pa përkufizim, shpërlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit), monitorimi dhe përcjellja e vazhdueshme për cilësinë e ujit po bëhet në tërë zonën e furnizimit nga liqeni i Badocit (shih hartën).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektbuxhet i vitit 2024 po diskutohet sot në Kuvendin e…