Cilët politikanë të njohur mbetën jashtë listave për deputetë?
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, disa nga politikanët e njohur, nuk do të jenë kandidatë për deputetë, ishte shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, në zgjedhjet e ardhshme, Rexhep Selimi, nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të këtij subjekti.
Kjo pasi 10shi i UCK-së, ndodhët për gjykim në Hagë, ndërsa ky numër, mbeti përsëri në familjen Selimi.
Është Shqipe Selimi, ajo që tani ka marrë numrin 10 në listën e Vetëvendosjes.
Ndërkohë, për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë, nuk do të provojnë as disa ish-deputetë të tjerë të Vetëvendosjes.
Elbert Krasniqi, Taulant Kryeziu e Zikreta Aliti, kanë mbetur jashtë listës për deputetë.
E në vend të tyre, për herë të parë do të garojnë Vasfije Krasniqi-Goodman, Avni Dehari, Donika Gërvalla, Lumnije Mikullovci, Ardian Gola dhe Adriana Matoshi.
Nderkohë në LDK, listës i mungon ai qe dikur ishte shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie dhe 6 herë deputet, Ismet Beqiri.
Për këtë, vet Beqiri ka lajmëruar në Facebook disa ditë më parë.
Ndërkohë në listën e LDK-së, nuk do të jenë as Fatmir Rexhepi dhe Ilir Tasholli.
Por, brenda listës së saj, LDK ka futur kreun e AKR-së Behgjet Pacollin, dhe ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishin.
Me LDK-në, për deputet do të kandidojë zhytësi i njohur kosovar Ismajl Kasumi.
Kurse Partia Demokratike e Kosovës, në listën e saj, përveç kryetarit Kadri Veseli, nuk do ta ketë as nënkryetarin, Hajredin Kuçi.
Vet Kuçi, këtë e kishte pohuar në emisionin “Pressing” në T7.
E përvec tij, në zgjedhjet e parakohshme, nuk do të garojë as ish – deputeti, Fatmir Xhelili.
Kurse, në këtë listë, për herë të parë do të garojnë ish – analistët, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati.
Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk figuron emri i Gazmend Abrashit të AAK-së.
Kurse përveç tij, në listën e këtij subjekti, nuk është përfshirë as Donika Kadaj Bujupi.
Ndërsa kësaj liste, i janë bashkuar infektologu, Shemsedin Dreshaj dhe ish-analisti, Dardan Islami./GazetaExpress