
Cili / cila do të jetë Juda Iskarioti për formimin e qeverisë?
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Sinonim i tradhtisë: Sipas mësimeve fetare Juda Iskarioti ishte ai që për 30 monedha argjendi e shiti Jezu Krishtin të cilin Poncije Pilati e dënoi me kryqëzim. Pas kësaj Juda Iskarioti ia dorëzoi trupin e Jezu Krishtit farisejve. Juda Iskarioti ishte njëri prej 12 apostujve e që në Darkën e Fundit Krishti, pasi ia ofroi një copë bukë tha: “Këtij që ia dhashë bukën do të më tradhtojë. “Juda Iskarioti ishte hajn, një faqezi dhe një kumarxhi prandaj i duheshin paratë. Para se ta tradhtonte, Juda e puthi Jezusin në faqe. Përkundër të gjitha të zezave që i kishte, pasi u ballafaqua me ndërgjegjen, Juda Iskarioti bëri vetëvrasje duke u vetëvarur në një dru, emri i të cilit nuk më kujtohet por se tash quhet Druri i Judës – Druri i Tradhtisë. Tash, jo vetëm në literaturën a jetën kishtare, emri i Judës është sinonim i tradhtisë, pafytyrësisë, ligësisë dhe poshtërsisë. Edhe te ne shqiptarët është një bindje e ashtëzuar se ai që i beson shumë, që e ke mbajtur me bukë apo iu ke gjetur në situata të rënda, pikërisht ai të tradhton.
Po ç’ka të bëjë situata aktuale në Kosovë me Judën, me të drejtë mund të pyesni?! Ta gjejmë fillin dhe kuptimin e ndërlidhjes midis Judës dhe situatës në Kosovë. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, as pozita e as opozita nuk kanë mundësi ta formojnë një qeveri të qëndrueshme kurse, me blerjen e ndonjë Jude apo Judeshe mund ta bëjnë një qeveri me 61 – 63 deputetë që, përveç se është e thyeshme, ajo është shumë e shantazhueshme. Dolën fjalë se kinse Albin Kurti e ka blerë një deputet të PDK-së, i blenë edhe disa nga opozita dhe në këtë mënyrë e formon qeverinë e pakicës apo qeverinë e zorit. Për t’ua dhënë një vërtetësi këtyre spekulimeve u përkujdes kandidati më serioz për t’u bërë Juda Iskarioti i politikës kosovare – Fatmir Limaj që vet iu ofrua Pont Pilatit të Kosovës – Albin Kurtit. Tradhtinë dhe mercenarizmin politik e ka përligjur pikërisht Albin Kurti që e pati kontrabanduar një Judeshë nga PDK-ja në zgjedhjet paraprake, sigurisht jo me 30 monedha argjendi por mbase me tenderë, punësime apo edhe para të Martinit. Atëherë Kurti shkeli “murin e zjarrit” duke e vrarë parlamentarizmin, votën qytetare, vullnetin e popullit, për një bythë karrige. Të njëjtën lojë, të pistë pa asnjë dyshim mund ta luaj edhe tani, aq më parë që tani e ka punën piskë për formimin e qeverisë. Albini nuk po peshkon deputetë por po blenë me para të popullit mercenarë të parapolitikës, njerëz pa fije morali që nesër, sigurisht jo për 30 monedha të argjendit janë në gjendje ta bëjnë çdo tradhti. E tradhtojnë edhe Albinin nëse dikush nesër iu ofron më shumë se Albini. Këta mercenarë janë dalë në treg, e kanë një çmim por nuk kanë asnjë parim njerëzor, kombëtar, politik apo moral. Albinit kësi i duhen prandaj edhe i lypë, me strajcë në krahë. Kontrabandimi me njerëz dhe panjerëz është vepër penale, ndiqet dhe dënohet në ligj. Kontrabandimi me mendermethënë deputetë është biznes shumë fitimprurës, për partinë dhe deputetin mercenar. Partia blenë deputetë me para të popullit, plus fiton shumë kurse deputeti i prostituuar politikisht fiton shumë para që me prostitucion klasik nuk do të fitonte aq shumë edhe të ishte vet Stormy Daniels, e ngatërruar dikur me Trampin.
Si të bëhet qeveria: Opozita gabon nëse shpenzon kohë dhe mund ta formojë qeverinë, asgjë nuk fiton dhe vetëm do të dobësohet. Nëse Albin Kurti nuk i siguron numrat e unë besoj se nuk do të lë gjë pa bë për të siguruar numrat, nëse vjen radha e opozitës për ta formuar qeverinë, nuk duhet ta bëjnë këtë. Opozita po trashëgon vetëm probleme dhe nëse e formon qeverinë do të detyrohet t’i hajë të gjitha m…rit që i ka bërë Albin Baba, me 40 hajdutët e tij. Opozita aktuale duhet të përqendrohet në zgjedhjet lokale sepse, pavarësisht kush e formon qeverinë, pa një koalicion të madh nuk do të sigurojë qeverisje efektive. Pastaj, nëse i kemi parasysh zhvillimet globale ku ne nuk jemi kurrfarë faktori, nuk pyeteni për asgjë dhe nuk mund të vendosim as për veten tonë, ai që do të qeverisë do të jetë humbësi më i madh. Me gjasë do të detyrohemi t’i veshim teshat e prera nga të tjerët, nga ata që vendosin. Trump po i kërkon Zelenskit 500 miliardë dollarë në emër të ndihmave që i ka dhënë Amerika Ukrainës për luftë. Nëse i shkon mendja të na kërkojë edhe neve kthimin e borxhit për intervenim ushtarak dhe ndihmat tjera. Ka shumë rrezik që në bisedimet midis Tramp dhe Putin të vendoset edhe për Kosovën, pa e pyetur fare Kosovën. Mësa po pyetet Ukraina për Ukrainën. Kosova do të humbë, pa asnjë dyshim prandaj duhet një përbashkim i faktorit politik shqiptar që këto humbje të jenë sa më të vogla dhe të përballueshme. Vuçiqi po kërcënon me luftë, Albini qeveri vjet na ja teshë bythën me rrezik për luftë ndonëse qeveria dhe deputetët që i ka nuk janë të gatshëm ta shkrepin as një pordhë të vetme e lëre më të bëjnë luftë. Lufta nuk është e mirë për askënd, e kemi provuar, disa duke luftuar e vdekur për Kosovën e që nuk janë askund përveç se janë në burg të Hagës dhe të tjerët që kanë luftuar për Jugosllavinë dhe Serbinë, kundër Kosovës dhe shqiptarëve e që janë në qeveri të Kosovës, deputetë, ambasadorë etj. Shpresoj të mos ketë luftë dhe nëse do të ketë atëherë do të jetë luftë midis serbëve dhe shqiptarëve, pavarësisht shtetit apo vendit ku jetojnë. Vetëm mos të ngutet Serbia deri ta ndërtojmë fabrikën e municionit. Çfarë rrenci ky Komandant Pasuli, pak po i duken rrenët në Kosovë ku nuk i beson askush, në Tajvan nuk e njohin, mund dikush edhe t’i besojë.
Ne po i nxjerrim sytë shoqi – shoqit kurse një telefonatë nga të huajt e bënë qeverinë, koalicionin që ua zbaton marrëveshjet e jo Judët dhe Judeshat që çdo gjë e bëjnë për para dhe poste, të zhveshur nga çdo ndjenjë e moral njerëzor, politik dhe kombëtar. Me të tillët Albin Kurti do ta bëjë qeverinë dhe ta sigurojë lavdinë, të turpshme, të padinjitetshme dhe të ulët. Poshtë ka ra katundi kur një kryeministër me mbi 300.000 vota del me strajcë në krah mos ndoshta pasi të lirohet nga paratë e Martinit, në vend të tyre e futë ndonjë deputet a deputete, Judë apo Judeshë, gjithsesi!