Cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit? Përgjigjet Granit Xhaka
25 mars 2024
| 15:05
Sfidat me pyetje interesante dhe të veçanta janë bërë tashmë trend në Gjermani.
Bundesliga, përmes faqes së vetë zyrtare në “Tik-Tok” i ka pyetur futbollistët e më të njohur të kësaj lige se cili është personi më i famshëm të cilit ia mbajnë numrin e telefonit në listën e numrave.
E kur i erdhi koha për t’u përgjigjur, Granit Xhaka e zgjodhi personin më të famshëm që ia mban numrin dhe ai është legjenda e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Natyrisht, dyshja s’ka luajtur në të njëjtën kohë në Londër, por Xhaka me siguri se ka marrë instruksione nga ish-futbollisti spanjoll gjatë kohë sa ishte pjesë e “Gunners”.