“Cili është vesi që Tolgahan nuk e duron dot?” Bukuroshja shqiptare e thotë pa problem: Do doja të mos isha…

26 prill 2021 | 11:38

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, është në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur e ka konfirmuar disa javë më parë, ku ka zbuluar gjithashtu se kësaj radhe do të sjellë në jetë një vajzë.
Këtë periudhë të bukur të shtatzënisë, Almeda duket se po e shfrytëzon për të pushuar dhe për të kaluar pak kohë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ata e kanë pyetur për shumë gjëra.
Gjatë kësaj interviste online, Almeda ka treguar se edhe vajza mund të vijë në jetë me një lindje natyrale, por për të nuk ka rëndësi shumë fakt.
“Lindja e parë ishte normale. Edhe kjo e dyta duket se do të jetë kështu, por nuk ka rëndësi”, është përgjigjur Almeda, e cila ka zbuluar se Efehan ka filluar të flasë disa fjalë në shqip.
Ndër të tjera dikush nga ndjekësit e ka pyetur se cili është vesi i saj më i madh, që Tolgahan nuk ja duron dot.
“Perfeksioniste. Do të doja të mos isha ama në çdo gjë që bëj duhet patjetër të jetë perfekte. Gjë që të lodh”, është përgjigjur Abazi.

“Cili është vesi që Tolgahan nuk e duron dot?”/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar…