Cili ishte roli i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së? Përgjigjen e japin avokatët e Thaçit dhe Veselit
Njëri nga anëtarët e trupit gjykues në seancën e sotme në Hagë, i ka pyetur avokatët lidhur me shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjyqtari ka pyetur nëse shtabi i përgjithshëm i UÇK-së ka qenë një organizim jo i rregullt, dhe me këtë është pajtuar avokati i Thaçit, Gregory Keohe.
“Po është shumë e drejtë. Pasqyron provat që ne do të paraqesim gjatë procesit. Do të dëgjoni nga dëshmitarët zinxhirin e komandës në UÇK. Ka qenë e ndarë në brigada, kaotike. Këto janë disa nga dëshmitë që do të paraqesim dhe pasqyrohen jo vetëm nga pjesëtarët e UÇK-së të ZPS-së, por edhe dëshmitarët e tjerë”, ka thënë Keohe.
Për këtë, avokati i Kadri Veselit se shtabi i përgjithshëm ka qenë një grup i shpërndarë njerëzish, disa prej të cilëve as nuk janë njohur me njëri-tjetrin.
“Më lejoni të theksoj një pjesë: në përpjekje për të kryer barrën e provës ZPS-ja e ka keqkuptuar dhe keqparaqitur rolin e Shtabit të Përgjithshëm në UÇK duke e përshkruar gabimisht si organizatë nga lart poshtë, që kontrollohej nga ana operacionale nga shtabi. Nuk shtrohet vetëm çfarë themi ne: dy trupe gjykuese të Tribunalit janë mbështetur në të njëjtat prova, që shtabi i përgjithshëm përbëhej nga një grup i shpërndarë, që nuk e njihnin njëri-tjetrin. Dhe jodomosdoshmërisht e dinin se cilët ishin anëtarët e tjerë. Që nuk komunikonin për të njëjtat arsye. Takoheshin rrallë mes vete”, ka thënë Emmersoni.
Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të fillojë më 3 prill.