Cili telefon shkrep foto më të mira, iPhone 15 apo Galaxy S24?
Beteja për telefonin më të mirë si zakonisht fokusohet te dy gjigantët teknologjik, Apple dhe Samsung.
Modelet përkatëse Pro Max dhe Ultra po konkurrojnë për çmimet më të mira dhe kamerën më të mirë.
Por, kush e fiton këtë përballje?
Megjithëse nga çmimi nuk dallojnë shumë, iPhone 15 dhe Galaxy S24 ofrojnë përvoja të ndryshme të kamerës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Si fillim, Galaxy S24 ofron një grup kamerash të pasme me tre lente, me një lente tjetër 10 MP që bashkon kamerën kryesore 50 MP dhe një tjetër ultra të gjerë 12 MP.
Ndërsa iPhone 15 ka vetëm dy kamera të pasme, një sensor kryesor 48 MP dhe lente ultra të gjerë 12 MP.
Për shkak të lenteve kryesore, iPhone 15 mbështet një zmadhim optik 2x, ndërsa Galaxy S24 mbështet një zmadhim optik 3x.
S24 ofron edhe një kamerë selfie 12 MP e cila përputhet me rezolucionin e kamerës TrueDepth në iPhone 15.
Gjithashtu, të dy telefonat ofrojnë grupin e zakonshëm të modaliteteve të portretit dhe veçori për foto të realizuara gjatës natës.
Megjithatë, krahasimet e këtyre dy kamerave tregojnë shumë. Ka mjete për përpunimin e fotografive të cilat nxjerrin në pah detajet, përmirësojnë ngjyrat, zvogëlojnë turbullimin.
E vitet e fundit, S24 mbështetet më shumë te veçoritë me Al të cilat ndihmojnë në përmirësimin dhe përpunimin më të mirë të fotove.
Veçoritë me Al përfshijnë edhe modifikime që sugjerohen nga vetë telefoni, si dhe mjete gjeneruese që ju lejojnë të ndryshoni përmasat e fotove.
Në vijim gjeni disa foto të realizuara nga të dy modelet e telefonave ku mund të vëreni dallimin qoftë nga kualiteti i fotos apo ngrohtësia e ngjyrave.