Cili vend e feston i pari Vitin e Ri?
Shpesh fotot e para me fishekzjarrë që kremtojnë ndërrimin e viteve vijnë nga Zelanda e Re dhe Australia. Por në fakt janë dy mikroshtete ato që festojnë të parët ndërrimin e viteve. Ishujt Samoa dhe Kiribati që ndodhen në oqeanin Paqësor ndajnë këtë rekord, falë pozicionit më të favorshëm në krahasim me ishujt e tjerë në Polinezi.
Ato ndodhen saktësisht mes ishujve Hauai dhe Zelandës së Re, duke u bërë të parët që presin ndërrimin e viteve.
Pozicioni i tyre gjeografik i vendos të parët në linjën e datës ndërkombëtare, një standard i vendosur që në vitin 1884, që praktikisht ndan ditët. Praktikisht, nëse ndodhesh në atë kufi, mund të udhëtosh në kohë duke u spostuar pak më shumë në perëndim, ose në lindje të saj.
Por edhe pse nis në Polin e Veriut dhe mbaron në atë të Jugut, linja nuk është një vijë e drejtë, pasi ajo manovron përmes kufijve politikë të shteteve.
Ishujt Samoa dhe Kiribati janë të parat në pjesën perëndimore të linjës, duke mundur kështu Zelandën e re dhe Ishujt Marshall. Para vitit 1990, linja e datës ndërkombëtare e ndante ishullin Kiribati në dy, duke shkaktuar jo pak probleme me kalendarin.
Dy ishujt në fjalë janë destinacione turistike që vizitohen thuajse në çdo ditë të vitit, por për Vit të Ri mund të gjeni një arsye më shumë për t’i vizituar.