Cili vend europian ka më shumë bunkerë antibërthamorë?
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte vendi më i sigurt në botë. Në fakt, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjëherë një luftë (të paktën në shekujt XX-XXI), Konfederata zvicerane krenohet që ka një numër kaq të madh bunkerësh antibërthamorë.
Aq sa në rastin e një sulmi apo një aksidenti bërthamor, do të ishte i vetmi vend i aftë të strehojë të gjithë popullsisë e tij. Madje, edhe më tepër sesa kaq. Pasi shkalla e mbulimit është 114 për qind. Praktikisht kjo do të thotë se ka 1.14 vende të mbrojtura për çdo banor të këtij vendit.
Të pasurit e një vendi në një strehimore, është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën zvicerane. Nenet 60 dhe 61 të ligjit federal për mbrojtjen civile thonë: “Çdo banor duhet të ketë një strehë (vend të mbrojtur) pranë shtëpisë së tij”.
Po ashtu theksohet se “në komunat ku numri i vendstrehimeve është i pamjaftueshëm, pronarëve që ndërtojnë godina banimi, u kërkohet të ndërtojnë një vendstrehim dhe ta pajisin me një bodrum antibërthamor”.
Nëse nuk u kërkohet ta bëjnë këtë, paguajnë si kompensim një kontribut financiar. Aktualisht Zvicra ka rreth 365.000 vendstrehime private dhe publike, në gjendje të ofrojnë mbrojtje për mbi 9 milionë njerëz, duke mbuluar më shumë se 104 për qind të popullsisë (që është gjithsej 8.6 milionë banorë).
Ndërkohë, pas Zvicrës vendet më të fiksuara pas mbrojtjes antibërthamore, janë Suedia me 70 për qind dhe Finlanda me 62 për qind. Në Austrinë fqinje bunkerët do të shpëtonin vetëm 30 për qind të banorëve, ndërsa në Gjermani vetëm 3 për qind.
Bunkerët në Itali
Në Itali, sipas informacioneve zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane, nuk ka bunkerë publikë anti-atomikë aktivë. Gjithsesi, ekzistojnë vendstrehime kundërajrore të braktisura që datojnë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore të shpërndara në të gjithë territorin. Më i madhi ndodhet nën ish-fabrikën e municioneve të ushtrisë italiane në Pistoia: një tunel 2 kilometra i gjatë.
Po sa kushton ndërtimi i një vendstrehimi antibërthamor?
Planet rregullatore të ushtrisë italiane, nuk parashikojnë ndërtimin e bunkerëve antibërthamorë. Mundësia e vetme është që ato të dizajnohen si bodrume, duke ndjekur rregullat e përcaktuara nga rregulloret zvicerane për strehimoret private. Kostoja e tyre mund të variojë nga 2 deri në 3 mijë euro për metër katror.