Çiljeta tregon se ç’farë operacione plastike ka bërë
04 nëntor 2018
| 17:12
Në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ka qenë e ftuar këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga.
Ajo përveç për jetën personale dhe karrierën artistike muzikore, ka folur edhe për ndërhyrjet kirurgjike që ka bërë.
Çiljeta ka treguar se ka bërë një ndërhyrje në fytyrë, por nuk rezultoi ashtu siç e kishte pritur ajo, dhe që nga ajo kohë ajo ka hequr dorë nga bisturia.
“Me shiringat nuk jam kundra sepse kam bërë dhe vetë para disa vitesh. Bëra para 4 vjetësh ballin, më shkuan vetullat si japonez. Ik Çili thashë mos u merr me këtë punë”, tha Çiljeta.
Ndryshe Çiljeta vite më parë ka zvogëluar edhe gjoksin.