Cillesseni largohet nga Barça, shkon te Valencia

27 qershor 2019 | 13:14

Portieri Jasper Cillessen është edhe zyrtarisht lojtar i Valencias.

Klubi njoftoi marrëveshjen me portierin holandez përmes një videoje të veçantë në rrjetet sociale dhe ky transferim i jep fund sagës së Cillesseni i cili prej kohësh kërkonte largimin nga Barcelona.

Kjo lëvizje është pjesë e një operacioni të gjerë mes dy klubeve ku, krahas Cillessenit, te Valencia pritet të zbarkojnë edhe mesfushorët Denis Suarez e Rafinha, ndërsa drejt katalansve do të shkojë portieri Neto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka arritur marrëveshje me mesfushorin…