Cimi Kazazi, shqiptari i cili shpëtoi një grua nga përmbytjet në Britani

10 janar 2025 | 08:11

Britania e Madhe që nga e hëna është përballur me reshje e përmbytje.

E një shqiptar u bë sensacion në mediet britanike pasi u publikuan pamjet kur ai shpëtoi një grua nga përmbytjet në fshatin e tij Leicester.

Cim Kazazi tregoi vështirësitë që pati gjatë shpëtimit të gruas, e cila kishte mbetur e bllokuar në makinën e saj për më shumë se 1 orë.

50 vjecari, i cili është pronar i lokalit Grayhound tregon edhe për humbjet dhe dëmet që pësoi nga këto përmbytje.

Përmbytjet e shumta shkaktuan që disa rrugë lokale të mbeten të mbyllura të mërkurën, ndërsa shumica e fluturimeve po funksionojnë përsëri pasi ato u ndaluan përkohësisht në aeroportet në Liverpool, Bristol, Aberdeen dhe Manchester.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u…