‘Cirk’ në Kuvendin e Serbisë (video)
Opozita në Serbi ka shkaktuar kaos në Kuvend, duke prishur mbajtjen e seancës, të cilën e kishte paralajmëruar më herët, duke thënë se do ta bllokonte këtë institucion sepse qeveria është duke heshtur prej katër muajsh ndaj kërkesave të demonstruesve.
Gjatë fjalimit të kryeministres Ana Brnabiq, fjalimi është ndërprerë nga zhurma e brohoritjeve, këngëve dhe fishkëllimave të deputetëve të opozitës.
Deputeti Nebojsha Zelenoviq nga grupi parlamentar Moramo – Zajedno, më herët kishte paralajmëruar se pas pyetjeve parlamentare do të bllokojë punën e Kuvendit.
“Çdo ditë ka dhunë rreth nesh. Ne u ofruam të flisnim në parlament, po blinit kohë, as ‘dobori anketni’ nuk u arrit. Ne kërkuam bisedë dhe ju ofruat kundërtubim”, ka thënë Zelenoviq në seancë.
Ai ka thënë se kjo luftë nuk do të jetë e lehtë sepse qeveria mbështetet mbi dhunën dhe se qytetarët e bashkuar dhe opozita mund të luftojnë për të përmirësuar mediet, për të bërë të gjithë më të sigurt dhe për të filluar ndryshimin e gjërave.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, ka shkruar në rrjetin social “IKS” se aktualisht në sallë janë 18 punonjës të sigurisë.
Qeveria e përshëndeti disa herë me duartrokitje fjalimin e Ana Bërnabiqit, e cila ka folur për prosperitetin e Serbisë dhe ka akuzuar opozitën për shkatërrimin e Serbisë sa ishte në pushtet.
Skupština Srbije trenutno pic.twitter.com/YhBDMYHSLB
— Sanja Sovrlic (@Sovrlic) September 5, 2023