Cisse kthehet në fushë në moshën 39-vjeç
14 prill 2021
| 16:37
Djibril Cisse ka veshur shumë fanella prestigjioze gjatë karrierës së tij të gjatë.
Futbollisti francez, 39 vjeç, do të ndërmarrë një aventurë të re, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Panathinaikos Chicago.
Klubi i kategorisë së katërt të futbollit amerikan ka zyrtarizuar Djibril Cisse, i cili e kishte ndërprerë karrierën e tij si lojtar për t’iu kushtuar muzikës dhe jetës së deejayt.
Themeluesit e skuadrës, dy tifozë grekë të Panathinaikos, skuadër për të cilën Cisse ka luajtur mes 2009-ës dhe 2011-ës, kanë vendosur t’i besojnë francezit. Sigurisht një goditje marketingu, që pritet të tërheqë shumë interes rreth skuadrës.