Çitaku: 20 mijë gra të dhunuara seksualisht nga forcat serbe, asnjë i dënuar – lufta e tyre vazhdon
14 prill 2024
| 13:50
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se lufta e grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në vend ende vazhdon.
Sipas Çitakut, kjo për faktin se 20 mijë gra janë dhunuar dhe ende nuk ka asnjë të dënuar.
“Për 20.000 gra, trupi i të cilave u përdor si fushëbetejë nga forcat ushtarake e paramilitare të Serbisë, lufta vazhdon. Asnjë i dënuar. Asnjë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.