Çitaku akuzon qeverinë Kurti për përkrahje selektive të komunave
23 gusht 2022
| 13:46
Qeveria e Kosovës më 10 gusht të këtij viti ka marrë vendim për rialokimin e më shumë se 1 milion 80 mijë eurove për disa projekte nëpër komuna të Kosovës.
Pjesë e këtyre investimeve gjenden katër komunat të cilat i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, Gjilani, Podujeva, Kamenica dhe Shtimja.
Në këtë vendim gjenden edhe komuna që nuk qeverisen nga LV-ja si Istogu, Obiliqi dhe Klina.
Por, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kjo politikë e qeverisë është selektive.
“Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët. Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin. Turp”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.