Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është ekzistencial
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se anëtarësimi i vendit tonë në NATO është ekzistencial.
Çitaku këtë deklarim e ka bërë në një cicërimë në llogarinë e vet zyrtare në “Twitter”.
“Kosova kërkon të anëtarësohet në NATO, jo sepse duam të jemi anëtare e ndonjë klubi ‘VIP’. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Anëtarësimi në të është ekzistencial. Kosova duhet të jetë partner i besueshëm dhe Perëndimi duhet ta mbajë fjalën”, ka shkruar Çitaku.
Kosovo 🇽🇰 wants to join #NATO, not because we want to be a member of some #VIP club. This is not about prestige. It is existential.
Kosovo must be a reliable partner, and the west must keep its end of the bargaining.
We shall do our homework ✅
PfP is the 1st step.— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) March 17, 2022