
Çitaku: Audienca jonë është Uashingtoni dhe Brukseli, jo Serbia
25 gusht 2022
| 10:11
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sot lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e fundit.
“Po e ripërsëris, audienca e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi nuk është Vuçiqi. Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Tekefunidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila
na e solli pavarësinë)”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet “Facebook”.
Ajo ka theksuar se audienca jonë janë Uashingtoni dhe Brukseli.
“Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të përgatitur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO”, ka shkruar Çitaku.