Çitaku, Çekut: Kritikat janë për dhunën, bombat dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i marrëveshjes që po e pranoni
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ashpër ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka kritikuar opozitën për deklaratat e tyre për pranimin e Asociacionit nga kryeministri, Albin Kurti.
Çitaku ka thënë se sjellja e tij është e turpshme dhe se kritikat e opozitës janë bërë për shkak të dhunës dhe vitet humbura që i ka shkaktuar Vetëvendosje në kundërshtim të Asociacionit.
“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot LV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.