Çitaku: Çfarë na solli Albini? Në marrëveshje të përkohshme, pa njohje, por me asociacion
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka theksuar se argumente kundër Kosovës ka vetëm nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës.
“Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet: 1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 2) Letrat e njëpasnjëshme të presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
“Çfarë na solli Albini?”, ka pyetur ajo.
“Na solli një marrëveshje të përkohshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar Çitaku.