Çitaku: Degradim, nga bisedimet për njohje reciproke po flasim me urgjencë për targat
22 nëntor 2022
| 16:05
Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike të fundit në vend.
Në një postim në “Facebook”, Çitaku është shprehur se ka degraduar procesi i dialogut.
“Degradim total i procesit: Nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjence për targa. Sukses se jo mahi.”, ka shkruar Çitaku.
Kujtojmë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është propozuar dje nga BE-ja që të ndalojë shqiptimin e gjobave, ndërsa Serbia të mos lëshojë më targa “KM”.
Pas shumë zhvillimeve, Kurti mbrëmë ka pranuar kërkesën e ShBA-së dhe ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes.