Çitaku: Detyra jonë kryesore është të mirëmbajmë aleancat që kemi dhe të krijojmë miqësi të reja
23 janar 2020
| 10:11
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka takuar ambasadoren e Jamaicas në ShBA Audrey Marks.
Çitaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është detyrë e shtetit të Kosovës që mirëmbajë aleancat që ka dhe të krijojë miqësi të reja.
“Gjithmonë kënaqësi ta takoj miken time, Ambasadoren e Jamaica’s në SHBA Audrey Marks. Detyra jonë kryesore është të mirëmbajmë aleancat që kemi dhe të krijojmë miqësi të reja”, ka shkruar Çitaku.