Çitaku dhe Çollaku shkojnë në Strasburg për ta përcjellë fjalimin e Edi Ramës
12 tetor 2022
| 14:44
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Bekim Çollaku, kanë shkruar në Strasburg për ta përcjell nga afër fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare.
Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës të cilat janë në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty.
“Sot në Strasburg, bashkë me Bekimin. #Nukrishkruhethistoria”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.