Çitaku: Do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj senatorit Dole

22 korrik 2019 | 17:38

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka uruar senatorin amerikan Bob Dole në ditëlindjen e tij të 96-të.

Në urimin e saj, Çitaku ka shprehur falënderime për kontributin e senatorit amerikan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj jush”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 2 people, people smiling, sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar se nëntë vjet…