Çitaku e cilëson Kurtin “amater” dhe të “padijshëm”

05 janar 2023 | 08:57

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta sqarojë sesi dialogu me Serbinë është katandisur deri në atë pikë sa tash aleatët e Kosovës po thonë se nuk është koha për njohje reciproke.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se “tani për tani nuk është koha për njohje reciproke.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Më pas, ajo thotë se duhet të jesh “amater” që Kosova në këtë kontekst gjeopolitik të mos flas për njohje.

“Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion”.

“Ja gjenialiteti i Kryeministrit”, përmbyllet postimi i Çitakut. 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media prestigjioze britanike BBC i ka kushtuar një artikull të…