Çitaku e quan skandaloze letrën e Gërvallës: Diplomacia nuk është lojë fëmijësh
16 maj 2024
| 14:38
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze letrën e ministres Donika gërvalla drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE).
Çitaku ka shkruar në “Facebook se përmbajtja forma dhe mesazhi e kësaj letre është skandaloze.
Ajo ka thënë se diplomacia nuk është lojë fëmijësh.
“Skandaloze letra e ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku.