Çitaku e quan veprim skandaloz përzierjen e Kurtit në zgjedhjet e Zvicrës
12 shtator 2023
| 13:00
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze përpjekjen e kryeministrit Albin Kurti për t’u përzier në zgjedhjet e brendshme të Zvicrës.
Ajo ka vlerësuar se më mirë do të ishte që kryeministri të angazhohet për largimin e sanksioneve që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.
Çitaku ka shkruar në “Facebook” se koston e sjelljes së tij po e paguan Kosova.
“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi. Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjshme po e paguan Kosova”, ka shkruar Çitaku.