Çitaku: E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi në QKUK

30 nëntor 2022 | 19:32

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me vrasjen e një gruaje 35-vjeçe në oborrin e Klinikes Gjinekologjike.

“E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatëzënë para Klinikës së Gjinekologjisë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Çitaku ka theksuar se dy gra vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore.

“Për monstrumin e sotëm që shuajti dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagoj fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka!”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje e rëndë…