Çitaku: E turpshme për BE-në që nuk e ka mbajtur fjalën për heqjen e vizave
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se është e turpshme sesi Bashkimi Evropian (BE) nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave.
“Nëse dikush do të më thoshte që edhe në vitin 2021, do të flisnin ende për vizat nuk do ta besoja. Ne i kishim plotësuar të gjitha kriteret, dhe kemi punuar shumë që të marrim rekomandimin. Kosova ende vazhdon të ketë një lidhej platonike me BE-në. Është e turpshme për BE-në pasi e ka shkel kontratën e tyre. Si mundet BE-ja të këtë kredibilitetin e njëjtë kur gjëra të tilla ndodhin. Fatkeqësisht integrimi i plotë është pothuajse i vdekur, ne ende nuk dëgjojmë askënd që flet për anëtarësimin për shtetet e Ballkanit”, ka thënë Çitaku në konferencën e organizuar nga “The Balkan Forum” me temën: “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”.