
Çitaku: Faik Rexhepi me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë symbol i ndritur i rezitencës
25 shkurt 2025
| 17:07
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku me anë të një statusi në “Facebook” ka treguar se i ka dërguar lule si falënderim dhe mirënjohjet për Faik Rexhepin, që sipas saj “me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive”.
“Një buqetë me lule si falënderim dhe mirënjohje për Faik Rexhepin, njeriun që me urtësi, stoicizëm dhe dinjitet u bë një nga simbolet më të ndritura të rezistencës sonë kolektive. Te qoftë i lehtë dheu i Kosovës, baca Faik. Do të të kujtojmë përherë me respekt dhe krenari!, ka shkruar Çitaku.