Çitaku falënderon Engelin për kontributin e tij për Kosovën

02 janar 2021 | 22:45

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka treguar për rastet kur është takuar për herë të parë me zyrtarë të caktuar amerikanë dhe për bisedat që ka pasur me ta.

Ajo me anë të një postimi në “Facebook”, duke iu uruar fat të mbarë Elliot Engelit, mikut të shqiptarëve që do të largohet nga kongresi amerikan, ka thënë se sa herë është takuar me demokratët apo republikanët, ata kanë pohuar se dijnë shumë për Kosovën.

“Teksa përfaqësoja Kosovën në Uashington kam takuar shumë zyrtarë amerikanë, Demokratë dhe Republikanë. Të gjithë më përshdetnin mua me të njëjtin sentiment: Oh, ti je ambasadorja e Kosovës? Ne dimë shumë për shtetin tuaj”, ka shkruar ajo.

“Engel flet për të gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Çitaku duke e falënderuar Engelin për kontributin e tij për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e dytë të vitit, Corriere della Sera i…