
Çitaku, Gërvallës: Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila tha se Kosova nuk mund të fajsojë Evropën pasi nuk i ka përmbush kushtet për liberalizimin e vizave.
Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se para pak javësh në Prishtinë, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë i Çitakut:
E nderuara Ministre,
Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiwan mund të udhëtojnë pa viza në BE.
Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane.
Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë.
Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë.