Çitaku: Gratë po vriten, është koha për revoltë
07 gusht 2019
| 17:07
Edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vrasjes se Armenda Aliut në Prizren.
Ajo ka thënë se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë.
“Nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje. Koha është për revoltë. Gratë po vriten me një lehtësi të padurueshme. Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet.
#Timetoact #Gratëpovriten #Revoltë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/