Çitaku: Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu

11 korrik 2023 | 17:24

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se eksponentë të partisë në pushtet janë duke u munduar t’ia bëjë gjyqin publik ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit edhe nga burgu.

Përmes një statusi në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se Thaçi e ka bërë luftën për liri, derisa me Kushtetutë iu ka dhënë të komuniteteve pakicë.

Çitaku këto deklarime i ka bërë pas publikimit të një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje, ku i ka akuzuar ish-qeveritarët, përfshirë edhe ish kryeministrin Hashim Thaçi për bashkëpunim me Serbinë.

“Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri. Hashim Thaçi, përveç që ka pasur guxim me i hy luftës për liri, ka pasur guxim edhe me ndërtuar paqe. Me ofruar e garantuar të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë. Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjegjin publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet. E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit 1974 ka zyrtarizuar transferimin e dyshes sulmuese,…