Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

16 shkurt 2023 | 11:16

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Haxhiu ka thënë se “nëse opozita nuk na mbështetë të paktën të heshtë”.

Më pas reagoi edhe Vlora Çitaku, duke thënë se kjo qasje nuk kalon.

“Pasi si e pandehur ia dha urdhrin prokurorit që të dorëzohet, ministrja e Drejtësisë i paska dhënë opozitës dy mundësi ‘të bashkëpunojnë me ne, ose të heshtin’. Shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën. As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzuar. Po e përsëris, nuk kalon kjo mendësi në Kosovë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për…