Çitaku, Haxhiut: Kontributi juaj i vetëm në liberalizimin e vizave është gazi lotsjellës në Kuvend
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se kontributi i saj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Kuvend.
Çitaku në një postim në “Facebook” ka thënë se Kosova qysh vite më parë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.
“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotsjellës në Parlamentin e Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian”, ka shkruar Çitaku.
Ky reagim i Çitakut ka ardhur pasi Haxhiu të mërkurën në një konferencë për media ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave është optimiste, por siç tha ajo “nuk do t’ia bëj sikurse kanë bërë qeveritë e kaluara, sepse ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave, ish-presidentëve në këtë drejtim duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Haxhiu pyetet për vizat: Unë nuk i mashtroj qytetarët si ish-presidentët e ish-kryeministrat