Çitaku i përgjigjet deklaratave të Vuçiqit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku i është përgjigjur shkurt deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku tha se shteti i tij janë më i fuqishëm.
Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Çitaku ka postuar një foto me një mbishkrim ku shkruan: “Një “bandite” nga Kosova. Presidenti i fqiut tonë verior paska eskaluar pak”.
Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë”, të mbajtur në Smederevë, Vuçiq ka thënë se Serbia e ka një problem serioz.
“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.