Çitaku i reagon Bislimit pasi arsyetoi ndryshimin e qëndrimeve për marrëveshjen për energjinë

24 qershor 2022 | 12:17

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili mbrëmë në një debat televiziv ka arsyetuar ndryshimin e qëndrimeve të partisë së tij për marrëveshjen për energjinë që është nënshkruar në Bruksel me Serbinë.

Bislimi madje i ka quajtur injorantë ata që nuk i ndryshojnë qëndrimet, kur ndryshojnë rrethanat.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Çitaku, duke i thënë Bislimit se faktet ishin të njëjta edhe në vitin 2015.

Sipas Çitakut, i vetmi ndryshim është që atë kohë Vetëvendosje ishte në opozitë, ndërsa sot në qeveri.

“Zëvendëskryeministër Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet. E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si më 2015, si sot. E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Hisen Berisha Qeveria Kurti 2 po e falimenton Republikën…