Çitaku i reagon Daçiqit pas publikimit të çertifikatës së ish-Jugosllavisë: Vodhët regjistrin civil të Kosovës
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë mbledhjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka publikuar një çertifikatë të viteve të ’90-ta ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Ti ende je qytetare e Serbisë”, ka thënë ai duke treguar çertifikatën.
Për këtë Çitaku ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, duke theksuar se Serbia ka vjedhur regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet dhe gjëra të tjera për të cilat nuk ‘po kanë turp t’i fshehin’.
Postimi i plotë i saj:
Për disa arsye të pakuptueshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për të gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojnë atë përpara #UNSC
Ndërsa vlerësoj interesin e tyre për figurat politike të #Kosovës, duhet të them që është fiksuese.
P.S Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë.