Çitaku i reagon Kusari-Lilës: Enver Zymberi është ai polici hero, me shokë shumë

12 korrik 2023 | 20:12

Sot Nacionale ka publikuar episodin e tretë të përgjimeve, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.

Përveç këtyre, Kusari-Lila ka bërë edhe një deklaratë skandaloze. Ajo e uli veprën e Enver Zymberit, heroit të Kosovës, që ishte shpallur nga presidentja Atifete Jahjaga, i cili ra në krye të detyrës gjatë aksionit në veri në korrik të vitit 2011, që kishte për qëllim vënien nën komandë të pikave doganore 1 dhe 31.

Zonja Kusari e cilësoi rënien heroike të Zymberit si “atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë”.

Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ia kujtoi Kusari-Lilës historinë e rëniës së Zymberit.

Pas shkeljeve të vazhdueshme që po u bënte Serbia marrëveshjeve të CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit.

Meqë pika 1 dhe 31 në pjesën veriore të vendit menagjohej nga EULEX, zyrtatët e BE refuzuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës”, ka shkruar ajo.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në atë moment vendosi të dërgoj njësinë ROSU në veri. Bandat kriminale u organizuan dhe aty Enver Zymberi mori plagët që i sollën vdekjen.

Por, misioni nuk u zbraps. Sot e atë ditë, policët dhe doganierët tanë janë në dy pikat kufitare në veri të vendit”, ka shkruar Çitaku.

Tutje, ajo tha se Enver Zymberi ishte hero, me shokë shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas video-inçizimit të tretë Kusari-Lila-Simiq ku përmendet edhe deputeti i…