Çitaku i reagon ministrit Murati: Kosova do të bëhet më mirë me ju jashtë qeverisjes
Pak më herët ministri i Financave Hekuran Murati, njoftoi se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor dhe bëri thirrje që të festat e fundit të festohen me produkte vendore.
Muratit, i ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, duke pyetur se a është në dijeni për shkallën e inflacionit, për faturat e larta të energjisë elektrike dhe çmimet e larta të produkteve.
Çitaku ka thënë se Kosova do të bëhet mirë sipas saj me VV-në jashtë qeverisjes.
“Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat. Ministër, a e din sa na kanë ardhë fakturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath? A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën. Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook.