Çitaku i reagon Sveçlës rreth deklaratës për protestën e veteranëve

15 korrik 2023 | 14:02

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi “po e humb betejën në terren me Kurtin”, dhe se “prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë”

Atij i ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku duke e quajtur skandaloze këtë deklaratë të ministrit.

“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë. Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së i është përgjigjur kryeministrit…