Çitaku: I trishtë lajmi për largimin e parakohshëm të Anton Berishës
02 janar 2025
| 15:20
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se është i trishtë lajmi për vdekjen e diplomatit kosovar, Anton Berisha.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij në një postim në “Facebook”.
“Sa i trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton. Faleminderit për shërbimin tënd të përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që të deshën. Pusho në paqe!”, ka shkruar Çitaku.