Çitaku ia tregon vendin Gërvallës: S’të merr seriozisht askush, merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE-së
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë sot se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është më mirë të merret me ndonjë njohje për Kosovën, sesa me deklarata të opozitës. Këtu Çitaku përmendi edhte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjen e sanksioneve nga ana e BE-së.
“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush”, tha Çitaku.
Tutje, ajo tha se pozita është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në.
“Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjëse”, deklaroi tutje ajo.