Çitaku kërkon publikimin e emrave të dhunuesve seksual
20 maj 2021
| 11:46
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që t’i publikojnë emrat e çdo dhunuesi seksual.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë ndodh edhe në ShBA, shkruan “Epoka e re”.
“Emrat. Jo inicialet. Emrat. Emrat e dhunuesve duhet publikuar. S’ka privatësi aty. Në ShBA p.sh, dhunuesit e kësaj natyre (sex offenders) hyjnë në listë e cila është publike, dhe sa herë që lëvizin apo ndërrojnë vendbanim duhet të lajmërojnë autoritetet e lagjes, dhe komuniteti njoftohet për vendbanimin e tyre. Kjo është çështje e interesit publik”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kohëve të fundit në vendin tonë janë shtuar rastet e dhunës seksuale.