
Çitaku kërkon publikimin e emrave të infermiereve që rrahën të moshuarën në Pejë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një video të tmerrshme ku shihet një infermiere duke rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Çitaku në “Facebook”, ka thënë se ajo nuk ka pasur forcë ta shoh deri në fund këtë video.
Ajo ndër tjerash ka kërkuar që emrat e infermierëve të publikohen dhe tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore si dhe të ndiqen penalisht.
“Nuk pata forcë me e shikuar deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka shkruar Çitaku.
E tmerrshme: Infermierja në shtëpinë e pleqve e rrah një të moshuar (video)