Çitaku komenton raportin e progresit për Kosovën: Kjo është Kosova nën masa ndëshkuese të BE-së
08 nëntor 2023
| 15:49
Ish-ministrja e Integrim Evropian dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar raportin e progresit për Kosovën, i cili është publikua të mërkurën nga Komisioni Evropian.
Duke i përmendur masat ndëshkuese të BE-së, Çitaku ka vlerësuar se raporti tregon që Kosova ka bërë regres gjatë këtij viti.
“Lexim i pakëndshëm. Kjo është Kosova nën masat e BE-së, sipas raportit të Komisionit Evropian. Regres. Ose (rrallë ) pak progres, në rastin më të mirë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.